Description
Shkrimtarja dhe studiuesja e njohur Klara Kodra vjen me një përrallë shumë të bukur për fëmijët në shqip dhe italisht “Ku janë Zanat?”. Ajo guxon t’i marrë fëmijët përdore dhe t’i çojë te burimi i përrallave, atje ku janë dhe Zanat. Nga rreshti në rresht zbulojmë rrugën për te e vërteta, për te burimi i vërtetë i përrallës. Zanat, Pegasi, personazhet e tjerë, si: Pinoku, Kësulëkuqja, janë pika referimi në rrugëtimin e saj filozofik. Ilustrimet janë realizuar nga piktorja Rivelina Boshnjaku. Libri është përfshirë në librat e rekomanduar të Literaturës Artistike.





Komente
There are no reviews yet.