Description
Na ishte njëherë një familje rosakësh, e quajtur Familja Rosmaku. Kjo përrallë vjen me një fabul të thjeshtë për fëmijë të moshës 3-7 vjeç, që merr jetë pranë pellgut të artë, aty ku jetojnë të lumtur Rosmakët. Janë katër pjesëtarë të familjes që i japin gjallëri përrallës. Daku, djali i parë rosak, Maku, djali i dytë rosak, Biku, rosaku baba dhe Viku, rosa mama, që e kanë zbukuruar mjedisin natyror, pranë një kodre të vogël. Një atmosferë familjare dhe e gëzueshme që transmeton dashuri e mirësi. Një personazh tjetër, që i jep dinamikën e duhur përrallës, është Mia, një vogëlushe që i do fort rosat, e cila sjell paqe dhe mirësi midis tyre.





Komente
There are no reviews yet.