Description
Përrallat janë pjesë e edukimit dhe argëtimit njëkohësisht. Kjo përrallë sjell përjetime magjike.
Të tre personazhet, Kërmilli, Nusepashka dhe Luledelja prezantohen natyrshëm e plot jetë. Aventurat e tyre zgjojnë situata gazmore, ku spikat më tepër gjuha e stili argëtues.
Autorja, dr. 𝐒𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐚 𝐅𝐮𝐧𝐝𝐨 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢, përmes përshkrimeve e dialogut, të shprehura këto në prozë dhe në vargje, i vesh përrallës vlera edukative, artistike e letrare. Kjo fabul shpalos një botë mjaft interesante për nga përzgjedhja e mjedisit natyror, portretizimit të karaktereve dhe ilustrimeve.
E përshtatur për fëmijë të moshës 4-8 vjeç, “Tak-tak trokiti dera”, e ilustruar me ngjyra të ngrohta, përçon mesazhe që nxisin dëshirën për të vlerësuar mirënjohjen dhe premtimet e mbajtura në jetë, ku dashuria është ajo që triumfon.





Komente
There are no reviews yet.