“Shtëpia Botuese ‘Erik’, që prej themelimit të saj në vitin 1993, ka qenë një burim i vazhdueshëm i krijimtarisë dhe botimeve cilësore, duke sjellë autorë e vepra të reja me vlera të thella kulturore dhe psiko-pedagogjike. Me një mision të qartë për të promovuar tema me ndikim pozitiv, ne angazhohemi në projekte afatgjata që pasurojnë mendjen dhe të kultivojnë dijen.”
Me moton “Libri ndriçon mendjen, mendja ndriçon botën!”, ne synojmë të jemi një shtyllë e rëndësishme, e besueshme në procesin e arsimimit dhe edukimit të brezave në Shqipëri si dhe në mbajtjen gjallë të gjuhës tonë Amtare në Diasporë.
Sot, “Erik” Botime, një emër i njohur në botën e botimeve shqip dhe në gjuhë të huaj, përfaqëson një kompleks të plotë: Shtëpi Botuese, Studio Grafike, Shtypshkronjë dhe Qendër trajnimesh arsimore.
Kemi botuar rreth 600 tituj nga historianë dhe studiues të njohur, doktorë dhe profesorë të shquar në fushën shkencore, arsimore, mjekësore dhe artistike.
Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zënë botimet tona shkollore, nga arsimi parashkollor, 9-vjeçar, i mesëm dhe i lartë, të shoqëruara me libra ndihmës, të cilët shërbejnë për zhvillimin sa më cilësor të procesit mësimor-edukativ.
Jemi të nderuar që në gamën e gjerë të botimeve “Erik”, në fushën e shkencës dhe arsimit, bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë janë mësues të zotë e plot pasion, si dhe profesorë-doktorë të shquar në profilet e tyre: Prof. dr. Ismet Elezi, Prof. dr. Skënder e Ksanthipi Begeja, Akademik Moikom Zeqo, Prof. dr. Ilia Prifti, Prof. dr. Zenun Mulaj, Prof. dr. Polikron Dhoqina, Prof. dr. Josif Papagjoni, Prof. dr. Zana Shuteriqi, Prof. dr. Perikli Qiriazi, Prof. dr. Murat Gecaj, etj.
“Erik” është gjithashtu i njohur për botimin e librave artistikë në të gjitha gjinitë. Autorë shqiptarë dhe të huaj me kryeveprat e tyre janë të pranishëm në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë: Sterjo Spasse, Dritëro Agolli, Nasho Jorgaqi, Naum Prifti, Qamil Buxheli, Musa Vyshka, Akademik Xhevahir Spahiu, Marash Hajati, Pavllo Gjidede, etj.
Të pranishëm tek ju, të dashur lexues, janë autorët klasikë, si Shekspir, Servantes, Hygo, Tolstoi, A. Dyma, Zhyl Vern, Erik Kastner, Andre Gide, Nikola Bakster, Ada Negri, Sandra Braun, personalitete të shquar si: Al Gor, Gorbaçov, Bill Klinton, Zhelio Zhelev, etj.
Lexuesit tanë, “Miq të Librit”, janë fëmijë të vegjël, adoleshentë e të rinj, nxënës e studentë, të rritur e të moshuar, të cilët me ëndje e dëshirë të veçantë lexojnë botimet “Erik”, sepse ne u plotësojmë nevojat dhe interesat e tyre shpirtërore, kulturore dhe edukative.
Ne ju ofrojmë vërtetësi shkencore dhe historike; cilësi profesionale, korrektesë, dhe gatishmëri për ta sjellë librin në shkollë, librari e kudo.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e familjes sonë të “Miqve të Librit”, sepse tek “Erik”, ne besojmë se libri nuk është thjesht një objekt; është një dritare nga e cila mund të shohim botën, dhe një dritë me të cilën mund të ndriçojmë të ardhmen.
Si gjithnjë, ne jemi pranë jush!