Rreth nesh

Shtëpia Botuese “Erik” është qendra e kompanisë ERIK.

Ajo merret me ideimin e projekteve afatshkurtra dhe afatgjata që janë në qendër të punës së stafit të Erik Botime; shqyrtimin e librave që do të botohen dhe drejtimin e projektit të madh për hartimin e librave shkollorë sipas parametrave të përcaktuara nga MASH.

Strudio Grafike “Erik” – Asnjë gjë nuk është e pamundur për ne. Gjithçka realizohet shpejt, me cilësi të lartë dhe brenda parametrave të kërkuar.
Puna jonë konsiston në: skanim dhe përpunim fotosh, faqosje të të gjitha llojeve dhe formave, design të materialeve të ndryshme, ideim dhe krijim logosh, ideim dhe realizim kopertinash, postera, fletëpalosje, reklama, kartëvizita, ftesa dasme, printime bardh e zi dhe me ngjyra etj.


Shtypshkronja ERIK ka si qëllim të ofrojë botime sa më cilësore, në përputhje me kërkesat e klientit dhe të tregut. Për ne klienti është i pari. Për të përmbushur këtë mision është investuar në përmirësimin e teknologjisë me makineri bashkëkohore.
Erik Botime merr përsipër edhe shpërndarjen e librave që boton, duke bashkëpunuar ngushtësisht e lidhur kontrata shitjeje me libraritë dhe pikat e tregtimit të librit në të gjithë qytet e qendrat e mëdha të banuara në të gjithë vendin e në Kosovë.

Shtëpia Botuese “ERIK” është krijuar në vitin 1992 nga Znj. Dëshira dhe Z. Mariglen Shehu. Që nga dita kur hodhi themelet e krijimtarisë së saj, ajo e ka pasuruar e rritur veprimtarinë me autorë e vepra të reja, me tema e vlera të spikatura, të promovuara e në projekte afatgjata.
“Erik” ka botuar rreth 540 tituj nga studiues të njohur të institucioneve tona shkencore, arsimore, universitare, letërsi artistike të autorëve shqiptarë dhe të huaj si dhe botime të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Në rrjedhën e viteve, botimet e “Erikut” kanë ardhur duke u orientuar nga botimet shkollore për arsimin 9-vjeçar, të mesëm e të lartë si dhe të librave ndihmës për këto cikle, që shërbejnë si mjete shtesë në zhvillimin e procesit mësimor-edukativ. Sot ajo numëron 49 tituj të arsimit 9-vjeçar dhe 25 tituj për shkollën e mesme. Libra të cilët kanë fituar bindshëm në konkursin e zhvilluar nga MASH, duke u vlerësuar me pikët maksimale. Autorët e teksteve shkollore kanë një përvojë të gjatë pedagogjike, janë njohës të mirë të programeve të lëndëve përkatëse, duke hartuar libra me saktësi shkencore të lartë, me vlera didaktiko-pedagogjike, bashkëkohorë si në formë ashtu edhe në përmbajtje.

Në katalogun e botimeve të Shtëpisë Botuese janë evidentuar dhjetëra emra të njohur të letrave shqipe, të traditës e ato bashkëkohorë, si: Sterjo Spasse, Nasho Jorgaqi, Naum Prifti, Qamil Buxheli, Mihal Hanxhari, Musa Vyshka, Gaqo Bushaka; publicistë, si: Marash Hajati, Pavllo Gjidede, Murat Gecaj, Petro Lati etj. Po ashtu, autorët e huaj klasikë, si: Shekspir, Servantes, V. Hygo, L. Tolstoi, A. Dyma etj., si dhe autorë bashkëkohorë Andre Gide, nobelist, Ada Negri, Sandra Broën, e personalitete të shquar, si: Al Gor, Zhulio Zhelev.

Në fushën e shkencës, arsimit e të kulturës mund të përmendim botime të: Prof. Ismet Elezi, Prof. Dr. Skënder Begeja, Prof. Dr. Pëllumb Karagjozi, Prof. Dr. Panajot Boga, Prof. Dr. Vjollca Bakiu, Prof. Asc. Dr. Vilma Tafani, Prof. Dr. Lluka Heqimi, Prof. Dr. Ilia Prifti, Prof. Asc. Dr. Ali Shashaj, Prof. Dr. Zenun Mulaj, Prof. Ramazan Limanaj, Prof. Muharrem Veseli, Fatos Mustafaj, Dr. Sh. Bejko, F. Laska, Dr. Leonard Prifti, Prof. Perikli Qiriazi, Genc Trandafili (Mësues i Merituar), Prof. Dr. Selman Sheme, Prof. Dr. Petrit Zorba, Prof. Asc. Dr. Astrit Bishqemi, Prof. Asc. Dr. Fisnik Kadiu, Prof. Asc. Ilia Mazniku, Prof. Asc. Vladimir Gjata, Prof. Asc. Dr. Gjergj Çaushi, Prof. Dr. Zana Shuteriqi, Dr. Shpëtim Çaushi si dhe pedagogë e mësues të njohur e me përvojë të gjatë në mësimdhënie.

Evenimente

Evenimente

Na kontaktoni

Adresa : Rruga: Kont Urani, nr. 25
Tiranë - Albania
+355 4 222 06 45
+355 69 40 66 442
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.